Mund të thuhet se kali është një kafshë inteligjente, madje është dhe parashikues i fatkeqësive natyrore. Por teksa e mendonin të mbytur kalin e vogël, ai ka treguar zgjuarsinë duke hipur në çatinë e një banese, e në këtë mënyrë i ka shpëtuar fatkeqësisë. Mëzi i zhdukur gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm i kësaj javë në Japoni, u gjet i gjallë sipër çatisë dhe kjo për pronarët e tij ishte një gëzim i madh. Ata menduan se ishte mbytur, pasi ferma e tyre në Mabi u përmbyt. Kur niveli i përmbytjeve ra pas vërshimit të lumit nga shtrati, kali u gjet në çatinë e kësaj shtëpie në distancë të vogël nga ky lum. Imazhet tregojnë mëzin e mbuluar me baltë, por të gjallë dhe në gjendje të mirë përveçse një dëmtimi të vogël që kishte marrë në këmbë.