INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur u nda nga Alban Dudushi e se morëm vesh, Bieta Sulo: 'I thamë njëri-tjetrit që nuk ka më kthim mbrapa!'

Kur u nda nga Alban Dudushi e se morëm vesh, Bieta Sulo: 'I thamë njëri-tjetrit që nuk ka më kthim mbrapa!'

Publikuar më: 09:31 14-05-2021

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Bieta Sulo, ishte sot e ftuar në emisionin “Jashtë Loje” në Top News të Sidorela Gjonit.

Autorja dhe prezantuesja e “Ftesë në 5” foli për karrierën, jetën personale dhe u ndal edhe te marrëdhënia e saj me Alban Dudushin. Kur Sidorela vendosi në makinë gjatë programit këngën “Because The Night” nga grupi Patti Smith, Bieta rrëfeu se çfarë i kujton ajo këngë duke e lidhur me një moment të vështirë mes saj dhe bashkëshortit.

Për herë të parë moderatorja tregoi se në 2011 ajo dhe gazetari u ndanë dhe se i thanë njëri-tjetrit që nuk do të kishte më kthim mbrapa.

“Vjen një moment në jetën tonë si çift që u ndamë në 2011, nga këto ndarjet përgjithmonë. I thamë njëri-tjetrit që nuk ka më kthim mbrapa. U ndamë vërtetë rreth 5 muaj. Ka qenë si kjo periudhë tani, gjithë verën e kemi kaluar vetëm, unë me vajzat, Albani me shoqëri. Diku nga darka dërgonte ndonjë mesazh Albani, nga ora 2-3 e mëngjesit. Një nga mesazhet që do doja të veçoja “Love is a ring on telephone” . Mendova se e kishte nisur gabim. Kushedi ku do jetë. Kujtoj më vonë pasi u pajtuam që ishte nga kënga “Because The Night” nga Patti Smith. Është me dy kuptime edhe unazë, edhe zile, pra ai nënkuptonte se pavarësisht se ‘s’kemi martesë jemi bashkë’. Sa herë dëgjoj këtë këngën më prek se s’ishim me njëri- tjetrin por ishte edhe një premtim,” rrëfeu Bieta.

Kujtojmë se sot djali i saj dhe i Albanit, Kroi, festoi 4 vjetorin dhe mblodhi në shtëpi të katërt gjyshërit për herë të parë gjatë pandemisë. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102