Numri i konsumatorëve të verës kanë shënuar një rritje vitet e fundit duke shqetësuar ekspertët pasi sipas tyre pirja e 10 gotave vere në një jave mund të shkurtoj me 2 vite jetën.
Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit dhe Fondacioni Britanik i Zemrës kanë realizuar një hulumtim për ndikimin që ka konsumi i tepërt i alkoolit kryesisht i verës.
Hulumtimet u bazuan në vëzhgimin e 83 studimeve të ndryshme që përfshin 600 mijë njerëz nga 19 shteteve të ndryshme të botës.
Të dhënat raportojnë se një 40 vjeçar nëse konsumon më shumë se 100 gr verë shkurton me 15 minuta jetën, ndërsa ata që konsumonin më shumë se 2 dy shishe në javë jetonin dy vite më pak dhe ata që konsumonim mbi 18 gota 5 vite më pak, shkruan intv.al
Sipas autores kryesore të studimit Dr Angela wood sasia e tepërt e alkoolit në organizëm rrit riskun për sëmundjet kardiovaskulare, hipertension, dëmtim të trurit dhe mëlçisë.
Në ditët e sotme alkooli është shkaktar i 6 më i madh në botë që po kërcënon seriozisht jetën e njerëzve./intv.al/