INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kura për ekzemën. Zbulohet se shkaktohet nga mungesa e një proteine [VIDEO]

Publikuar më: 14:33 08-05-2017

Shkencëtarët  janë afër gjetjes së një kure që do të bëj të mundur luftimin e  ekzemës. Grupi i studiuesve  disa kohë më parë ka arritur të zbulojë se mangësia e proteinës  e quajtur filagrin është shkaku i gjendjes së dhimbshme. Mutacionet gjenetike mund të shkaktojnë filagrinin, i cili luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës nga irrituesit. Ndërkohë shkencëtarët e Universitetit të New Castle  kanë arritur të vërtetojnë se është pikërisht humbja e proteinës filagrin ajo që ndryshon proteinat kyçe në nxitjen e ekzemës. Shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë se është pikërisht mungesa e proteinës shkaku që disa njerëz zhvillojnë ekzemë atopike, lëkurë të thatë e cila shpesh shfaqet në duar, në brendësi të bërrylit, shpinës së gjunjëve dhe fytyrës dhe kokës së fëmijëve. Sipas tyre studimi përforcon rëndësinë e mungesës së filagrinit i cili shkakton probleme që pengojnë funksionin e lëkurës duke i bërë disa më të predispozuar për të zhvilluar ekzemë. Ekzema, prek një në pesë fëmijë dhe një në 12 të rritur në Britaninë e Madhe, sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Ekzemës.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393