INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kurani ‘fut’ në sherr Turqinë e Francën, çfarë e acaron Erdogan

Kurani ‘fut’ në sherr Turqinë e Francën, çfarë e acaron Erdogan

Publikuar më: 15:25 08-05-2018

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kërkesës të shkrimtarëve francezë dhe politikanëve për të hequr fragmente të caktuara nga Kurani,.

"Kush jeni ju që sulmoni vlerat tona të shenjta? Ne e dimë se sa të ulët jeni ju. Por, pavarsisht këtyre gjërave që ju bëni, ne nuk do të sulmojmë me të njëjtën gjuhë, sepse ne nuk jemi të ulët si ju", tha Erdoğan gjatë mbledhjes së Partisë së tij. 

Ndërsa zëdhënësi i presidencës turke ishte edhe më i ashpër duke u shprehur se kurani do të ruhet deri në ditën e kiametit.

Janë rreth 300 intelektualë dhe politikanë përfshirë ish presidentin Sarkozy apo edhe kryeministri Valls të cilën kanë nënshkruar peticion e publikuar në 21 prill.

Sipas peticionit thuhet se në kuran frymëzohet dhunë dhe urrejtje ndaj të krishterëve, ateistëve.

Por Erdogan mbron idenë e tij duke thënë se vendet perëndimore janë islamofobike, turkofobike dhe raciste.

‘Cilët mendoni se jeni që sulmoni librin tonë të shenjtë, pyes nëse e keni lexuar Biblën apo librat tuaj të shenjtë, dhe nëse e keni bërë me siguri duhet të kërkoni të ndaloni edhe biblën’ theksoi presidenti turk.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822