Në kuadër të operacioneve për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, Policia e Kurbinit ka arritur të identifikojë dhe asgjësojë 1,850 rrënjë bimë kanabis sativa. Gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Adriatik janë zbuluar 4 parcela të përmasave të ndryshme, brenda të cilave ishin mbjellë gjithsej 1,850 bimë të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis Sativa, me gjatësi që varionte nga 10 cm - 1.5 m.
Asgjësimi i tyre është bërë me anë të djegies ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.