“Trupat e Shteteve të Bashkuara, do të marrin një shuplakë osmane, nëse përpiqen të pengojnë një sulm ndaj kurdëve në Manbij të Sirisë veriore’ ishte kjo deklarata e presidentit turk Erdogan vetëm pak ditë para vizitës së Sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson.
Presidenti turk paralajmëroi Uashingtonin se ndihma që u ka dhënë kundërshtarëve të mëdhenj të Turqisë do të ketë pasoja.
‘Do të jetë më mirë për ta të mos mbështesin terroristët. I bëj thirrje qytetarëve të SHBA, paratë e tyre po dalin nga buxheti i tyre për të financuar terroristët’ shtoi Erdogan.
Turqia është ‘zemëruar’ me SHBA pasi kjo e fundit sipas tyre mbështet kurdët dhe PKK e konsideruar nga Ankaraja një organizatë terroriste. SHBA e ka mbështetur PKK partinë kurde të Kurdistanit në luftën kundër ISIS.