Për të gjithë ju që jeni kuriozë për të parë Dhurata Dorën para shumë vitesh, kuriozitetin ua shuan vetë këngëtarja.
Dora ka ndarë me ndjekësit e saj nëpërmjet Instastory një foto mjaft të rrallë nga fëmijëria. Këngëtarja në këtë postim shihet me flokë kaçurrela dhe sigurisht nuk do mungote buzëqeshja në fytyrën e saj.
“Hehhehehe”, shkruan Dhurata krahas fotos. Vlen të thuhet se autorja e HIT-it “Harrom” ka qenë shumë bukuroshe që e vogël dhe jo më kot është sot ndër vajzat e famshme shqiptare më të pëlqyera nga publiku.