INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kurioziteti është i madh por të dish rrogën e kolegut është e dëmshme

Kurioziteti është i madh por të dish rrogën e kolegut është e dëmshme

Publikuar më: 11:44 03-05-2019

Kurioziteti për të ditur pagën që merr kolegu është gjithmonë shumë i lartë. Por një studim ka treguar se kjo është e dëmshme, edhe pse për disa mund të sjellë rritje page.

Universitetit “Bobak Pakzad-Hurson” dhe Cullen të Universitetit Brown në Rhode Island të SHBA-s për të nxjerr këtë konkuluzion ka marrë në studim rastet e dy kompanive, punonjësit e të cilave kërkuan transparencë me pagat.

Rasti i parë është i kompanisë Google. Në 2015, në një studim të zhvilluar brenda kësaj kompanie
një punonjëse e brendshme krijoi një program ku të gjithë të punësuarit të mund të deklaronin me dëshirë rrogën e tyre aktuale. Vetëm 2-5% e tyre plotësuan të dhënat, ndërsa punonjësit e tjerë
shfrytëzonin këto informacione për të kërkuar rritje page.

Rasti tjetër është shënuar në vitin 2018 ku rreth 250 punonjës të BBC nënshkruan një letër të hapur për drejtorin e përgjithshëm duke kërkuar transparencë të pagave për të korrigjuar vitet e pabarazisë gjinore.

Por pavarsisht se disa punonjës përfituan nga ky lloj presioni me transparencën e pagave, në fund nga studimi ka rezultuar që përfituesi më i madh është punëdhënësit. Kjo ndodhi pasi në një mjedis ku dihen pagat e punonjësive aplikanëtët kërkojnë shifrën më të lartë e për pasojë kompania negocion në mënyrën më të ashpër.

Studiuesit e këtij studimi kanë thënë se, “rezultatet nuk janë aspak inkurajuese për partizanët e transparencës apo për punonjësit, sepse pagesa në këtë model studimi u ul me 7-8% ndërsa përfitimi i punëdhënësit u rrit me 28%. Kjo si pasojë e marrjes në punë të më shumë punëtorëve me paga më të ulëta”.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711