Në puntatën e djeshme të “Zemër Luana”, Luana Vjollca ka bërë një deklaratë të papritur. Ajo ka zbuluar pak nga rroga e Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut.
Por si nisi e gjitha? Olsi bëri një rrëmujë të vogël në studio e menjëherë Besi tha: “I shkreti është edhe pa rrogë”. Direkt reagoi Luana, tha se djemtë paguhen shumë e kanë rroga të mira. Madje, moderatorja tha se ata paguhen më shumë se ajo.
A ishte një deklaratë e vërtetë kjo?
Por le ta rikthejmë vëmendjen tek Luana.
“A je e dashuruar”, kjo është pyetja që shumë persona ngrenë rreth Luana Vjollcës, duke pasur parasysh edhe faktin se ajo është mjaft hermetike për jetën e saj private.
Por së fundmi Luana iu përgjigj kësaj pyetjeje. Megjithatë, nëse prisni të pranojë se ka dikë në krah, e keni gabim. Luana thotë se është e dashuruar me punën. Këtë deklaratë e bëri në kuadër të pyetjeve që ka marrë nga ndjekësit e saj lidhur me emisionin e ri që nis në Klan TV.