INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kurora me diamante e Mbretëreshës Geraldinë në ankand, vlera fillestare, 50 mijë dollarë

Kurora me diamante e Mbretëreshës Geraldinë në ankand, vlera fillestare, 50 mijë dollarë

Publikuar më: 15:01 17-05-2016

Shtëpia e ankandeve, Sotheby ka nxjerrë në ankand kurorën e Mbretëreshës Geraldinë. Kurora është pjesë e koleksionit të Mamdouha dhe Elmer Holmes Bobst, biznesmenit dhe filantropistit amerikan që vdiq në 1978.
Vlera fillestare e kurorës është vendosur të jetë nga 30 mijë deri 50 mijë USD.
Kjo kurorë është me përmbajtje platini e diamante dhe është krijuar nga Marianne Ostier nga Austria.
Kurora e Mbretëreshës Geraldinë ka rreth 28.05 karat diamantë të vjetër dhe është e stolisur e me diamante më të vegjël me peshë 4.80 karat. Ajo i përket vitit 1938.
Kjo kurorë u krijua për martesën e Mbretëreshës Geraldinë me Mbretit Zog në vitin 1938.
Kurora ra në duart e biznesmentit dhe filantropistit amerikan Elmer Holmes Bobst, i cili ia dhuroi bashkëshortes, Mamdouha në 1966.

Article Logic
Execution time: 0.00400710105896