INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kurrë mos thuaj kurrë. Ministri që urrente të huajt dashurohet me refugjaten

Kurrë mos thuaj kurrë. Ministri që urrente të huajt dashurohet me refugjaten

Publikuar më: 15:12 13-08-2018

Në vitin 2003, ministri norvegjez i Peshkimit deklaronte se “Racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen”, duke kërkuar jo pak herë largimin e të huajve nga shteti i tij. Por kurrë mos thuaj kurrë, dhe kjo ndodhi...pasi ai takoi ish-Miss Iranin, Bahareh Letnes, një refugjate në vendin e tij, me të cilën u dashurua. Pavarësisht distancës, lidhja që Letnes mbante me vendlindjen ishte e fortë, duke marrë pjesë në disa konkurrues bukurie, duke fituar edhe disa trofe si: Miss Irani në 2013, Miss Globe në Iran në vitin 2014 dhe Miss Grand International në Iran në të njëjtin vit. E nga një konkurs në tjetrin, ata takohen dhe mes tyre lindën shkëndijat e para. E pikërisht ai që dikur apelonte se racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen, bie në dashuri me bukuroshen iraniane, e cila sot është e fejuara e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221