INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kurrë nuk duhet të lidheni me mikun e ish-partnerit. Nuk do i besoni arsyet!

Kurrë nuk duhet të lidheni me mikun e ish-partnerit. Nuk do i besoni arsyet!

Publikuar më: 12:59 15-03-2017
Ekspertët kanë zgjedhur të lajmërojnë njerëzit nëse duhet të lidhen me mikun e ish-partnerit të tyre.
Sipas intv.al nuk është aspak ide e mirë dhe gjërat nuk do t’ju shkojnë mirë.  Këto paralajmërime, vërtetohen edhe nga këto arsye që ata sjellin për të gjithë. Edhe pse ndjenjat nuk kontrollohen në shumicën e rasteve, hidhini një sy.
 
1.  Nuk do t’ja vlejë
Edhe nëse  mendoni se e pëlqeni mjaftueshëm, sërish mos u lodhni më kot. Ekspertët sqarojnë se nëse është mik i një ish-it tuaj, me siguri gjërat janë më ndryshe. Ky person do dijë shumë gjëra për ju, sipas ish-partnerit tuaj, gjë që do ndikojë edhe në mënyrën si ju sheh edhe juve.  Në fund, do ndikohet nga opinioni që ka krijuar ndoshta i gabuar ndaj jush dhe nuk do ju ecë.
2. Do t’ju përmendë shpesh ish-in tuaj
Ky person është ende mik me ish-partnerin tuaj.  Nëse krijoni lidhje me të, nuk do shpëtoni  dot edhe nga bisedat për ish-in tuaj, pra do jetë i pranishëm sërish në jetën tuaj. Sipas intv.al, kjo do ndikojë edhe në krijimin e situatave jo të mira në lidhjen tuaj.
3. Do takoheni sërish me ish-in tuaj
Miqësia e përbashkët, do bëjë që edhe vendet që frekuentoni do  jenë të njëjta. Ndoshta ju nuk e dëshironi këtë gjë dhe do detyroheni të shkoni në vendet e njëjta me ish-in tuaj. Prandaj, sugjerohet të mos krijoni lidhje me mikun e ish-partnerit tuaj, mundohuni të gjeni dikë që është jashtë rrethit të tyre të miqësisë. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996