E plotëfuqishme ka ardhur Emeli Sandé në klipin e saj të ri “Hurts”.
Këngëtarja me origjinë skoceze po bëhet gati të lançojë albumin e saj të dytë që do të quhet “Long Live the Angeles” dhe do të dalë në tregun botëror më 11 nëntor. Dhe në fakt “Hurts” është edhe singëlli i parë që shkëputet nga ky album për të ardhur me një klip, i konceptuar i gjithi në bardhë e zi. Ka goditur sërish në shenjë Sande, e cila baladat e fuqishme i ka pikën e saj më të fortë!