Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme si e vetmja zgjidhje pas situatës që po kalon vendi.
"Haradinaj duhet të jap dorëheqje, vetëm të zeza na ka sjellë ky kryeministër. Kurrë nuk kam besuar se pas raportit të Bulliçit ai na sjell demarkacionin. Ky edhe Zajednicën e bën. Jam i bindur se është e drejtë e jona të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj. Nuk mund të vazhdohet me këtë qeveri që po na mban në krizë politike e ekonomike prej se ka nisur. Haradinaj duhet të jap dorëheqeje ose qeveria e tij ta testojë besimin në Kuvend" tha Kurti.
Kryeministri Ramush Haradinaj është treguar mjaft i drejtpërdrejtë ndaj akuzave të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, duke e ironizuar.
“Tani Albin Kurti duket se ka mbetur i papunë. E kuptoj gjendjen në të cilën ndodhet ai, kur nuk ka kauza dhe ka aq shumë probleme partiake”.Reagimi i kryeministrit vjen pas akuzave të Kurtit, i cili kishte thënë se Ramush Haradinaj është kryeministër i marrë me qira nga Hashim Thaçi, dhe se duhet te jap dorëheqje.
Këto komente kreu i Vetëvendosjes i bëri gjatë tryezës me partitë politike.