Ka përfunduar para pak çastesh mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Në një dalje për shtyp, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se në këtë mbledhje është marrë vendimi për emërimin e Elisa Spiropalit në krye të “Platformës së Bashkëqeverisjes me qytetarin”.
Elisa Spiropali zëvendëson kështu Saimir Tahirin, i cili është përjashtuar nga grupi i PS-së, pas skandalit të përgjimeve të bandës së drogës, nga autoritetet italiane, ku rezulton i përfshirë edhe vetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Po ashtu në këtë mbledhje është vendosur që posti i kryetarit të PS-së për Tiranën, që mbante Saimir Tahiri, t’i jepet në ngarkim Blerina Gjylametit.