Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin e Adi Krastës, nuk ka pranuar të falsë për marrdhënien me Jozefina Topallin, nën argumentin se nuk fliste për persona të përveçëm.
“Nuk kam ndërmend të merrem me asnjë emër të përveçëm, por dua të ju them këtë: Asgjë personale nuk kam patur në vendimmarrjet e mia dhe asgjë personale nuk do të ketë”,- u shpreh Basha.
Në një kohë kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ende nuk dihen se cilën do të jenë kandidatët që do të garojnë për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se ende nuk është përcaktuar se kush do të garojë për këtë post.