INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush do ta prezantojë Big Brother-in?! Arbana Osmani përgjigjet TROÇ: Ka shumë faktorë që…[FOTO]

Kush do ta prezantojë Big Brother-in?! Arbana Osmani përgjigjet TROÇ: Ka shumë faktorë që…[FOTO]

Publikuar më: 16:30 29-10-2019

Reality show “Big Brother” do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Kjo u bë e ditur pak ditë më parë dy moderatorët e njohur, Isli Islami dhe Ori Nebijaj.

Isli dhe Ori u shprehën se ky spektakël do të fillojë në vitin 2020 dhe ende s’dihet ç’surpriza do të sjellë këtë vit ky format.

Në lidhje me rikthimin e “Big Brother” është pyetur së fundmi edhe moderatorja e njohur, Arbana Osmani, e cila ka qenë në drejtim të tij deri tani. Për revistën “Ëho”, ajo është shprehur se nuk e di ende dhe se ka dilema për rikthimin e formatit.

“Të them të drejtën nuk e di. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standardet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me “Big Brother” këta faktorë nuk i kam vlerësuar akoma”, është përgjigjur Arbana.

Screenshot.png

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318