Është folur shumë lart e poshtë në mediat online që këtë vit do të fillojë “Big Brother Albania VIP”, por deri tani s’ka patur gjë zyrtare. Dhe sigurisht që kurioziteti ka qenë i madh te publiku, të cilët donin të dinin se kush do ta prezantojë. Menjëherë mendja të shkon te emrat e njohur si Arbana Osmani, Ledion Liço e Luana Vjollca, u përfol edhe Dojna Mema, por që nuk ka patur asnjë konfirmim.
Gjithashtu qarkulluan lajme se ky spektakël nuk do të zhvillohet prej kostos së lartë dhe tashmë këto zëra janë konfirmuar nga Arbana Osmani.
Moderatorja e njohur konfirmoi kthimin e saj në televizion, por shumë fansa e kanë pyetur për Big Brother. Një nga komentet që ra në sy ishte ai i një ndjekësi, i cili e pyeti Arbanën: “Po Big Brother kurre fillon”?
Kësaj pyetje moderatorja i ktheu menjëherë përgjigje duke shkruar: “Mirë e the”.
Me këtë përgjigje ajo la të nënkuptohej se mbase spektakli më i famshëm në Shqipëri nuk do të transmetohet më kurrë.