INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush do ta zëvendësojë Saimir Tahirin? Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

Kush do ta zëvendësojë Saimir Tahirin? Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

Publikuar më: 17:00 07-05-2018
Parlamenti ka njoftuar Komisionin Qendror të Zhgjedhjeve për vakancën në Kuvend, pasi deputeti 
Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen duke e lënë mandatin.
Emri i parë që vjen në listën socialiste si zëvendësues i Tahirit, është ai i Spartak Brahos, aktualisht këshilltar i kryeministrit Edi Rama.
 
Tahiri dha dorëheqjen katër ditë më parë, duke bërë të ditur se në këtë mënyrë do t’ia lehtësonte punën drejtësisë që të bënte të sajën, në kuadër të hetimit ndaj tij, për dyshimet se mund të jetë i përfshirë me bandën  e ''Habilajve'', në kuadër të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Ish-ministri i Brendshëm ishte zgjedhur nga listat e Partisë Socialiste si deputet, por më pas kishte dalë i pavarur, pas një vendimi të mazhorancës parlamentare për ta përjashtuar nga grupi i saj.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996