INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush do të drejtojë LSI pas largimit drejt presidencës të Ilir Metës?

Kush do të drejtojë LSI pas largimit drejt presidencës të Ilir Metës?

Publikuar më: 15:39 28-04-2017

Zgjedhja e Ilir Metës kërkon një tjetër lider për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ndaj pak orë përpara votimit të Ilir Metës si kryetar i shtetit, ka dalë dhe emri i pasuesit të tij në drejtimin e partisë. Një nga emrat më të besuar, dhe zëvendësuesi i tij në parti, Petrit Vasili do të marrë drejtimin e partisë, të paktën deri në momentin që do të mbahen zgjedhjet për kreun e LSI. Mësohet se postin e kryetarit të LSI do ta mbajë përkohësisht Ministri Petrit Vasili. Petrit Vasili i cili aktualisht mban postin e zëvendës/kryetarit të LSI-së, do të drejtojë këtë parti derisa të bëhen zgjedhjet me një anëtar një votë.
Ilir Meta pas 13 viteve në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038418769836426