INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush do të pastrojë para s’do ta ketë më aq të thjeshtë! Rregullore e re…

Kush do të pastrojë para s’do ta ketë më aq të thjeshtë! Rregullore e re…

Publikuar më: 09:15 10-04-2019

Personat ose subjektet, që duan të pastrojnë para do ta kenë më të vështirë, pasi është hartuar një manual që synon forcimin e masave të kontrollit. Në luftën kundër pastrimit të parave do përfshihen shumë institucione ku bën pjesë edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Së fundmi AMF miratoi ndryshimet në Manualin e Mbikëqyrjes për Parandalimin e Pastrimit të Parave ku specifikohen edhe një herë se subjekte raportuese në janë të gjithë ato që operojnë në tregjet që ka nën mbikëqyrje AMF. Pra bursat, agjentët dhe broker. Të gjitha subjektet janë të ekspozuara ndaj kërcënimit se mund të shfrytëzohet nga kriminelët për të pastruar para, madje dhe Fondet e Investimeve apo pensionet vullnetare mund të përdoren për të lehtësuar pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit. Ju japim një shembull konkret se si mund të zbulohen këta kriminelë: Konsumatori kërkon të riblejë ose shlyej një investim brenda një periudhe të shkurtër pas investimit fillestar ose para datës së pagimit pa një arsyetim të qartë, në veçanti kur kjo rezulton me humbje financiare ose pagesa të tarifave të larta të transaksionit. Gjithashtu dhe kur krijohen papritur marrëdhënie të ngjashme të biznesit, pa marrë parasysh vlerësimet ekonomike.

Në Manualin e ri saktësohen edhe elementët të lidhura me inspektimet që bëhen pranë subjekteve nën mbikëqyrje. Subjektet duhet të raportojnë 30 ditë pas mbylljes së vitit kalendarik riskun të lidhura me kategorizimin e klientëve, kategorizimin e transfertave si dhe çdo të dhënë shtesë mbi subjektet që i nënshtrohen ligjit mbi pastrimin e parave.

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057