Partia Socialiste është në fazën e riorganizimit të plotë të strukturave të saj. Zgjedhjet për kryetarin e partisë do të zhvillohen në 19 Mars, por menjëherë pas publikimit të kësaj date janë shpallur dhe kandidaturat e para. Ben Blushi, një emër shumë i rëndësishëm në radhët e Partisë Socialiste njoftoj se do të bëhet pjesë e garës për të marrë “timonin” e partisë më të madhe në pushtet.
“Unë kam dalë si një njeri që beson në dy gjëra. E para që besoj te konkurrenca e lirë, besoj te liria, dhe e dyta, besoj që këtë punë mund ta bëj më mirë se Edi Rama. Unë konkurroj se mendoj që e drejtoj PS-në më mirë se Edi Rama. E bëj më kolegjiale, më të hapur, një parti në të cilën votohesh, por nuk emërohesh, parti që nuk fut banditë dhe nuk zëvendëson ata që lexojnë me ata që kanë armë, sepse kjo po ndodh".
Ben Blushi nuk ka kursyer as kritikat ndaj Kryeministrit Edi Rama, për punën e tij në qeveri por dhe në parti. Një akuzë publike e cila gjithashtu mori një përgjigje publike nga Edi Rama.
“Të tjerët e kanë më të lehtë të kritikojnë dhe e kanë më të lehtë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Kritikojnë serhirxhinjtë që nuk kanë çfarë japin dhe nuk kanë fatin e vendit në dorë”.
Eduart Ndocaj ishte një tjetër emër që u përfol se do të garojë për kre,un e selisë rozë një ditë më parë. Por tashmë Ndocaj mohon garimin e tij duke theksuar se deri në këto momente nuk ka asgjë konkrete.
“ Ka shumë që më krahasojnë me Ramën, pasi jemi të dy piktorë. Nuk ka asgjë konkrete do flasin më vonë për çështjen e kandidimit”.