INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e acaroi? E quajtën ''të pavlerë'', Albana Osmani nxehet dhe shpërthen KEQ: Monstrat që...[FOTO]

Kush e acaroi? E quajtën ''të pavlerë'', Albana Osmani nxehet dhe shpërthen KEQ: Monstrat që...[FOTO]

Publikuar më: 13:33 22-05-2019

Ajo është padiskutim një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe njëkohësisht shumë e dashur për publikun. Prej vitesh e kemi parë duke moderuar emisione të ndryshme dhe së fundmi ka qenë shumë e angazhuar me fushatën e fondacionit të saj.

Mirëpo siç duket është acaruar me ata fansa që i kontrollojnë profilin dhe që me adresa false e ofendojnë. Ajo ka bërë një postim në instagram ku ka shprehur indinjimin e saj ndaj këtyre veprimeve që sulmojnë qëllimin e fondacionit të saj.

Albana ka dhe dy fjalë për ata që e quajnë “të pavlerë” dhe “një vajzë e thjeshtë televizioni” .

“Ju drejtohem monstrave që janë atje jashtë, duke kontrolluar në fshehtësi profilin tim publik, duke pritur të shprehin urrejtjen të shkatërrojnë në çdo formë çdo punë të mirë! dhe që rrinë çdo ditë duke hapur profile false duke thënë që jam një e pavlerë, thjesht një vajzë televizioni etj, që rrini duke i shkruar qoftë dhe një njeriu të vetëm që blen një bluzë me luledielli për bamirësi”.

Moderatorja u bën thirrje miqve ta shpërndajnë këtë mesazh ndërsa shprehet se ka me vete gjithë dashurinë e njerëzve dhe të Zotit.

fkatl.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042557716369629