Loja me pyetje që ka organizuar "Vëllai i Madh" sot, me disa pyetje mjaft interesante, na ka treguar më shumë për mënyrën se si vetê banorët e shtëpisë i shohin disa prej lojtarëve të tjerë, sjelljet e tyre, çiftet apo edhe se kush do shpallet në fund fitues. E meqë jemi këtu, pikërisht pyetjes se "Kush ka më shumë gjasa ta fitojë Big Brother" disa konkurrentë ju përgjigjën me shumë sinqeritet, ndërsa pati emra të ndryshêm që u thanë.
Këto janë disa prej përgjigjeve, disa të pritshme dhe disa jo edhe aq:
Ilnisa: Për arsye logjike të fortë, për arsye durimi të hekurt, për arsye tolerance të jashtëzakonshme edhe për arsye humori fin, Meritoni.
Meritoni: I bie sikur të luaj ping-pong, por Ilnisa për shkak të përgatitjeve edhe njohurive që ka. Mendoj Ilnisa ose Gazi.
Rike: Fationi e fiton...
Juli: Ledjona për shkak të kauzës që përfaqëson.
Sara: Për mua do të doja të ishte Juli ose Vesa. Vesa mendoj që është nga ato personazhet që surprizon nga mesi i lojës.
Heidi: Romeo sepse është njeri që vepron me zemër
Egla: Unë mendoj që fituese është Egla, në qoftë se nuk është Egla, Gazi.
Romeo: Unë mendoj Heidi sepse është një vajzë e dashur dhe ka fytyrën e një fitueseje.