Këngëtarja bukuroshe është një nga yjet më të spikatur të muzikës RnB dhe Hip Hop në vendin tonë. E njohur për hitet e shumtë, të cilave së fundmi u shtohen këngë të tilla si “Be a Man Once”, “Hate You, Love You” apo “Rude Girl”, Duffye është një nga këngëtaret më të preferuara të skenës shqiptare nga publiku. Dhe natyrisht që karriera e çdo këngëtareje fillon si një fanse e thjeshtë, me idhujt që rrugës kthehen në burim frymëzimi, dhe pse jo në modele për t’u ndjegur për zhvillimin e një stili të ngjashëm në rrymën muzikore. Dafina ka postuar në rrjetet sociale disa foto të këngëtares së djerë të rrymës RnB, Aalyiah, ku i referohet si model frymëzimi.
E ndarë nga jeta plot 15 vjet më parë, në moshë fare të re, vetëm 22 vjeçe, artistja amerikane ishte një nga këngëtaret më të adhuruara të brezit të saj. Megjithëse karriera e saj ishte e shkurtër, hitet e Aaliyah janë të shumtë, me “Try Again” si këngën më përfaqësuese të bukuroshes. Ajo është cituar edhe nga artistë të shumtë ndërkombëtarë si model frymëzimi dhe shembull influencues, ndërsa në vitet e fundit Chris Broën ka publikuar një këngë në të cilën përfshin vokalin dhe imazhin e këngëtares, në formën e një featuring (bashkëpunimi).