Fakti që modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj jeton prej vitesh në Amerikë nuk besojmë se përbën një arsye bindëse për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.
Por kush e ftoi? Kjo ende nuk dihet pasi Emina nuk ka zbuluar më tepër se dy foto nga kjo vizitë e cila duket se ka qenë familjare.
E ftuara më e vogël ka qenë vajza e saj Ella në ftesën e të cilës shkruhej: “Mirëseerdhe zonjushë Ella Nazarian”. Ndërsa në foton tjetër vogëlushja shfaqet në karrocë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë. Një kujtim mjaft i bukur mendojmë.