INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kush e ka fajin për “ngecjen” e Shqipërisë drejt BE-së? Debate Rama - Berisha në Parlament [VIDEO]

Publikuar më: 16:40 15-12-2016

Vendimi i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, për të mos dhënë një datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, siç pritej ishte molla e sherrit në Parlament. Ndërsa dy personazhet kryesore të debatit nuk ndryshuan as sot: Edi Rama dhe Sali Berisha.
Edi Rama ka akuzuar direkt partinë demokratike se po mban peng integrimin e vendit në familjen e madhe europiane.
Edi Rama:
“Shqipëria nuk është peng i kalendarit të KE, por peng i kalendarit të PD”.
Por opozita ka lëshuar për herë të parë një akuzë shumë të rëndë në drejtim të kryeministrit të vendit. Është ish - kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzon direkt Edi Ramën se ka tentuar që të blejë hapjen e negociatave.
Sali Berisha:
“Ka menduar të fitojë integrimin duke shpërndarë zarfet. Ta ditë dhe qytetarët shqiptarë se n jë nga shkaqet kryesore  janë dhe mendimet e të një sëmuri psiçik që pretendon të blejë vlerat e BE”.
Por kush po e pengon vënien në jetë të ligjit të Vetingut, një kusht i BE për hapjen e negociatave? Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta gjeni në videon e  mëposhtme, të debatit mes Ramës dhe Berishës.

Article Logic
Execution time: 0.0033440589904785