Këngetari Valon Shehu foli në programin “Një kat më lart” rreth eksperiencës së tij në “Your face sound familiar”.
Ju kujtojmë se ai u shpall fitues në mbrëmjen e spektaklit ndërsa të nesërmen u shpall fituese Beatrix Ramosaj. Ai i tregoi Ermalit se gjithë kjo ndodhi ju duk shumë e çuditshme, për vet faktin se ne 12 javë nuk kishte pasur probleme me pikët. E pyeta Alketen dhe Verën mos ishte e qëllimshme, por ato thanë “jo” theksoi Valoni teksa nuk e mohon sa keq u ndje me këtë incident. Ermali e pyeti për kupën e fitores ndërsa ai thotë se e ka në shtëpi, në mesin e kupave të tjera të fituara. Por cili mendon se është ndjerë më keq në këtë histori, vet Valoni apo Betrix? Ai pranon se për të, të shpallej fitues e në mëngjes jo, nuk ishte e thjeshtë.
Ndiqni bisedën e plotë në “Një kat më lart”