Koha e vrenjtur duket se nuk ka kaluar pa lënë efekt tek artisti i talentuar Butrint Imeri.
“Jom ne venin e njejt ku m’ke lon ateher…”, shkruan kështu këngëtari 19 vjeçar në një nga fotot e tij në Instagram. Edhe pse kjo frazë tingëllon tepër poetike të përcjell një lloj melankolie. Vallë kush ta ketë lënë këtë artist kaq simpatik dhe të talentuar? Duke llogaritur se sa i pëlqyer dhe i preferuar është Butrinti nga fansat dhe jo vetëm, na duket pak e vështirë për t’u besuar se dikush mund t’i ketë kthyer kurrizin autorit të hitit “Eja Eja”. Atëherë po fillojmë të mendojmë se ka dy përgjigje, ose Butrinti sot ndjehet pak nostaligjik, ose po na jep një copëz nga projekti i tij i ri që mund të jetë frymëzuar nga një dashuri e kaluar. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim që ta zbulojmë…