As Cana, as Graniti!
Moderatoret janë të shumta, por ato që janë në qendër të vemëndjes janë padyshim moderatoret e bukura sportive. Futbolli nuk është vetëm sporti i meshkujve, por dhe i vajzave të cilat nuk janë vetëm të bukura, por kanë dhe shumë njohuri për sportin.
Të tilla janë edhe moderatoret e bukura shqiptare, e një ndër vajzat më të bukura të ekranit është edhe moderatorja e njohur kosovare Genta Cana. Së fundmi ajo ishte protagoniste e emisionit Prive dhe e pyetur kësaj here nëse sportistët, me të cilët puna e saj lidhet, e ngacmojnë ndonjëherë, Genta u përgjigj kështu:
“Në një fushë ku dominojnë më shumë burrat e femrat janë pakicë, ka edhe ngacmime por ato mbesin aty”, ka thënë Cana.
Kur u pyet për futbollistin më seksi, ajo përjashtoi Lorik Canën dhe Granit Xhakën sepse me ta kishte lidhje familjare dhe zgjodhi Edon Zhegrovën.