Kiara Tito është një prej moderatoreve më simpatike dhe një prej më të përfolurave në showbizz-in shqiptar.
Sot moderatoja feston sot ditëlindjen dhe ka marrë një super surprizë në mesnatë nga miqtë e të afërmit e saj.
Moderatorja shqiptare ka publikuar videot e surprizës që i bënë miqtë e saj për 23-vjetor në Instagram.
“Kush e ka organizuar këtë”, dëgjohet teksa thotë moderatorja para se të hapë derën dhe të shohë miqtë e saj të zhurmshëm jashtë.
Ata mbajnë në duar fishekzjarrë dhe një tortë me qirinj për t’i uruar Kiarës ditëlindjen.
Por surpriza nuk mbyllet me kaq pasi ditën e sotme në rrugën pranë shtëpisë së saj, për moderatoren ishte vendosur edhe një urim me tullumbace që shkruante: “edhe 100 Kiara!”
Tani po pyesim veten, po Butrinti si do t'a urojë?
Duke qenë se moderatorja dhe këngëtari janëpërfolur mjaft për lidhjen dhe ndarjen e tyre, ndonëse e kanë mbajtur mjaft diskrete.