INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e ka pasur gruan më të bukur?! Robert Berisha përgjigjet TROÇ, tregon ç’pyetje do i bënte Norës dhe Tunës!

Kush e ka pasur gruan më të bukur?! Robert Berisha përgjigjet TROÇ, tregon ç’pyetje do i bënte Norës dhe Tunës!

Publikuar më: 22:26 01-01-2021

Mbrëmjen e djeshme, vëllezërit Berisha, Roberti dhe Patrisi ishin të ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Abc News. Ata treguan shumë detaje që nuk i dinim për ta. (SHIKO KETU). Vëllezërit u pyetën nga moderatorja Jonida Shehu se “kush e ka pasur gruan më të bukur?”. Roberti tha se Nora dhe Tuna janë të dyja të bukura, por sipas tij Nora është më shumë.

“Të dyja kanë qenë të bukura dhe akoma janë të bukura, por unë mendoj që e kam pasur më të bukur. Kemi pas fat në bukuri”, tha ai.

Ata janë vendosur përballë shumë situatave dhe një ndër to ishte që Roberti u kthye në rolin e intervistuesit dhe përballë kishte Nora Istrefin, ish-gruan e tij, për ta marrë në intervistë, kjo e fundit e improvizuar nga Jonida Shehu.

 “Pyetja që do të jetë kulmi i intervistës tënde me Norën”, e pyeti Jonida Shehu.

Robert Berisha: A je pishman që jemi nda? Hë moj Nora fol tash

Jonida Shehu (në rolin e Nora Istrefit): Jam shumë pishman Robert. A mund të bashkohemi?

Robert Berisha: Tash është vonë për fatin tonë. Lamtumirë përgjithmonë.

Ndërsa pyetja e Robertit për Tunën do ishte kjo:

Si po e ndjen veten që kur po performon do të kesh edhe Patrisin. A po të pengon apo e ndjen veten më të sigurt?

Tuna (interpretuar nga Jonida Shehu): A ma heq Patrisin të lutem, vendos dikë tjetër…

Robert Berisha: Më vjen keq. Nuk kemi nevojë. Do këndojmë vetë. Nuk kemi nevojë fare për ty të na këndosh. Unë e kisha për qëllim që ti të na vish këtu në studio. Unë vëllain tim nuk e heq nga skena.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275