INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e ka qëlluar me shpullë vajzën e saj, Rudina apo Aulona Musta? Moderatoret flasin troç: Në shumicën e rasteve...[FOTO]

Kush e ka qëlluar me shpullë vajzën e saj, Rudina apo Aulona Musta? Moderatoret flasin troç: Në shumicën e rasteve...[FOTO]

Publikuar më: 17:41 05-09-2018

Sa të sinqerta!

Rudina Magjistari është një prej moderatoreve më të dashura të publikut shqiptar. Prej vitesh atë e shohim në ekranin e “Tv Klan” ku drejton emisionin e pasdites që mban emrin e saj. Tashmë pushimet mbaruan dhe Rudina nisi punën në këtë sezon të ri, ndërkohë që sot kishte të ftuar gazetaren dhe moderatoren e njohur, Aulona Musta. Rudina e ka mbajtur shumë hermetik familjen e saj dhe nuk është se na ka treguar shumë si për bashkëshortin ashtu edhe për vogëlushen Mia, mirëpo ditën e sotme u tregua pak më e lëshuar.

Rudina rrëfeu se nuk ka vënë asnjëherë dorë mbi të bijën dhe e ka shumë të vështirë t’i ngrejë zërin.

“Unë i jam mirënjohëse bashkëshortit tim që në momentin që nuk jam ndjerë unë mirë, është kujdesur ai për vajzën. Unë se kam qëlluar kurrë dhe nuk besoj se do e bëj dot asnjëherë. Edhe kur i ngre zërin ndonjëherë, ndihem shumë keq sepse më duket sikur e thyej” – u shpreh Rudina Magjistari.

dma.png

 

Ndërsa Aulona Musta, e ftuar në emision së bashku me vajzën e saj, tregoi se ajo ka qëlluar vogëlushen.

“Mund të më ketë shpëtuar ndonjëherë ndonjë shpullë, por bashkëshorti im nuk e ka qëlluar asnjëherë. Por në shumicën e rasteve e dënojmë që të shkojë në dhomën e saj.” – tregoi gazetarja e “Thumb”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037767887115479