Reperi shqiptar duket se nuk po gjen qetësinë.
Stresi dje u përball me një situatë të pakëndshme me policët të cilët thyen kabinën elektrike pranë shtëpisë së tij me mendimin se aty kishte fshehur lëndë narkotike, ndërsa sot është zgjuar me një kërcënim. Nuk e dimë ende nëse personi që e ka kërcënuar ka lidhje me ngjarjen e djeshme apo nga grupi kundërshtar me Baba Stars, OTR.
Gjithsesi, reperi duket se është ofenduar edhe me peshën e trupit dhe kjo duket në kundërpërgjigjen ku ka përdorur terma që lidhen me përmasat e plumbit. Një kërcënim serioz ky të cilin ende nuk e dime se kujt i adresohet.