Olta Gixhari ka vendosur të ndryshojë pak ambjent dhe i ka hipur avionit të parë që gjeti.
Bukuroshja ndodhet në Romë dhe ka përfituar nga rasti të shkrepë edhe një selfie. Duket se aktorja e njohur ka vendosur të dalë pa make up dhe totalisht natyrale për t’u drejtuar tek Fontana Di Trevi me monedhën e saj në dorë gati për të shprehur një dëshirë. Ajo shkroi poshtë fotos se ndodhet e vetme në kryeqytetin italian dhe kjo na bëri të mendojmë: “Kush e ka lënë Oltën vetëm?”. Mos ndoshta po e vuan faktin që është vetëm apo ka qenë zgjedhja e saj? Gjithsesi, për fatin e Oltës, dëshira e Oltës është aty për ta shpëtuar. Kryqëzoni gishtat për Oltën!