INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e përgjoi mbledhjen e PD-së? Ja çfarë thotë Basha

Kush e përgjoi mbledhjen e PD-së? Ja çfarë thotë Basha

Publikuar më: 21:01 25-09-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me çështjen e përgjimit që ndodhi në mbledhjen e kryesisë së kësaj force.

Ai e cilësoi këtë një akt të ulët, ndërsa nënvizoi faktin se nuk ka ndërmend që të bëjë gjueti shtrigash.

“Përgjimi është atentat ndaj kësaj. Nuk do ketë efekt, Kam besim tek demokratët se s’do të kenë një stepje. Është akt kundër shpirtit të konsulencës për të folur lirshëm, të jesh vetvetja për ata që të kanë besuar. Ndaj me këtë kultin është një akt i padenjë.

S’kam aspak kuriozitet ta mësoj. Mendoj se akte të tilla ne jemi në një proces të rishqyrtimit të statusit. Skam ndërmend të hetojë, po ta them hapur. Virozat aq sa të bëjnë dëm për një moment, të forcojnë. Ka pasur edhe raste më parë, në pushtet dhe opozitë.

Është diçka e dënueshme, e turpshme. Autori ishte i qartë, skam ndërmend të bëjë gjueti shtrigash. Kemi një qëndrim unanim që e dënon këtë. Kjo ka rëndësi më shumë sesa ngjarja që ndodhi”, tha Basha.

Lulzim Basha, ka folur edhe për debatin e ashpër në mbledhjen e Kryesisë së partisë, por edhe për momentin kur Jemin Gjana sulmoi Valbona Mezinin.

Basha e mohoi ne "Studio e Hapur" përmasën e sulmit Gjana dhe si gjithmonë, duke e injoruar atë, e përdori përgjigjen për interesin e tij, kur tha se gjëja pozitive e asaj mbledhjeje Kryesia ishte ndezja e debatit. Zhvillimi i debatit që është gjë e mirë dhe e shëndosh situatën në parti. Është risi, artikuloi ai.

Lulzim Basha paralajmëroi përjashtimin e zërave kritikë nga kryesia e Partisë Demokratike.

Basha tha se do të reformohet kryesia e PD, duke mos lënë asnjë mëdyshje se do të largojë të gjithë ata që e kanë kritikuar dhe kanë mbajtur qëndrime të forta kundër tij.

Kryesia e PD, e mbledhur disa ditë më parë, pati debate të forta dhe kundërshti ndaj kryetarit Basha. Disa mbështetës të tij si Jemin Gjana, ishin të gatshëm të rrihnin zërat e kundërt edhe pse disa prej tyre ishin femra. Për të shmangur debatet dhe kundërshtitë e mëtejshme apo përplasjet në kryesi, Basha ka zgjedhur rrugën më ekstreme, përjashtimin e zërave të ndryshëm duke gjetur si zgjidhje procesin e reformitit të PD-së.

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951