Fansat e Zayn Malik nuk kanë qenë të vetmit që kanë kritikuar e ndëshkuar postimet raciste të Azealia Banks në rrjetin social Twitter.
Tashmë është ky i fundit ai i cili ka marrë masa ndaj këngëtares duke i mbyllur përkohësisht llogarinë e saj. Dhe në fakt po të kërkosh profilin e Banks të shfaqet një tabelë e cila thotë se llogaria është mbyllur dhe se për të mësuar rreth arsyeve duhet të kontaktojmë me stafin e Twitter. Pasi e kuptoi se e kishte ekzagjeruar disi me komentet e saj, Azealia i fshiu postimet e saj, por pa treguar ndonjë shenjë pendese për ato çfarë kishte shkruar. Deri më tani ende nuk ka një deklaratë se kur llogaria e Azealia Banks do të hapet sërish!