Edhe pse nuk bëhet fjalë konkretisht për të, reperi nga Prishtina është acaruar dhe ka reaguar menjëherë ashpër.
Miku i tij, Bim Bimma është kritikuar nga gazetarët të cilët e kanë akuzuar se mund të rrezikonte qytetarët duke nxjerrë qentë e tij pitbull në shëtitje në kryeqytet, krejtësisht të lirë.
‘Kështu rrezikon qytetarët reperi në rrugët e Prishtinës’, ishte ky titulli goditës që e bëri Lyrical Son të revoltohej dhe të reagonte menjëherë duke mbështetur mikun e tij: “Shembulli konkret i gazetarisë amatoreske …!!! Jo bre Tigra jon po si keni pa mirë… Këta qenusha jon të rracës Pit Bull, ma saktësisht (Tom Garner Kennels edhe Hammond), e jo Rottweiler, por po më duken më të shkolluar, më të menqur dhe sigurt më të pa dëmshem se ju që shkruani ksi artikuj..!!! P.S. Këta dy loqkamana, jon të vaksinum, kan dresur të plotë dhe janë në kontroll total të pronarit… M A R R É!”