INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e shijon më shumë seksin, femrat apo meshkujt?

Kush e shijon më shumë seksin, femrat apo meshkujt?

Publikuar më: 13:51 10-11-2016

Nëse do të vinit sërish në jetë dhe do donit të përjetonit seks fantastik, do ktheheshit si femër apo mashkull?

Përgjigja varion nga gjithësecili prej jush, por tashmë ekspertët kanë arritur në përfundime se kush e shijon më shumë aktivitetin mes çarçafëve. Presupozimi i përhershëm është se meshkujt ia kalojnë më mirë në krevat, ndërsa për femrat është më e vështirë që të arrijnë orgazmën. Por a është kjo e vërteta?

Eksperti i seksit, Tracey Cox tregon se meshkujt janë më të prirur drejt seksit, kjo kryesisht për shkak të testosteronit, i cili ndikon në dëshirën seksuale. Meshkujt kanë rreth 20 herë më shumë testosteron se sa femrat duke ndikuar kështu në dëshirat seksuale. Megjithatë, femrat mund të përjetojnë disa orgazma rresht, ndëkrohë që për meshkujt është më e vështirë. Femrat pasi kanë kaluar në orgazëm janë sërish gati për t’iu rikthyer seksit dhe për të provuar sërish orgazmën. Për meshkujt është pak më ndryshe, pasi atyre iu duhet pak kohë që të rimarrin veten dhe të jenë gati për t’u rifutur në aksion.

Çfarë është ndoshta më habitës është fakti se meshkujt shtiren gjatë orgazmës po aq sa ç’bëjnë dhe femrat. Në ndryshim nga koncepti social që ekziston për meshkujt, se janë robotë seksi gjithmonë të gatshëm, tek dëshirat e tyre seksuale ndikon marrëdhënia, lodhja nga puna apo streset në përgjithësi. Ata nuk janë gjithmonë të gatshëm dhe kur ndodh t’u bjerë ereksioni shtiren sikur e kanë kaluar orgazmën për të njëjtat arsye që bëjnë dhe femrat, për të mos i lënduar ose të shfaqë sikur ka diçka që nuk shkon me to.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053