Oriola Marashi është një nga personazhet më të komentuara në mediat rozë. Ajo merr gjithmonë vëmendjen e fansave me fotot provokuese që publikon herë pas herë në profilin e saj në Instagram. Së fundmi modelja e njohur është nisur për pushime. Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar momentet e relaksit me shoqërinë.
Mirëpo me këto foto të publikuara nga “lajmi.net” ditën e sotme, vërtetohet se Oriola Marashi është super “bombë” edhe jashtë kornizës së profilit të saj në “Instagram”.
Ajo është fotografuar teksa rregullon shezlongun, e veshur me rroba banjo të zeza dhe lejla, me lëkurën e nxirë.