Ai është një ndër artistët më të mirë shqiptarë me shumë këngë në repertorin e tij dhe shumë çmime të fituara si me projektet personale ashtu edhe me ato që ka krijuar për të tjerët.
Ndërkohë që “u dhuroi” shumë hite këngëtarëve të njohur shqiptarë, Flori është rikthyer me muzikë pasi ka publikuar këngën e tij më të fundit “Ja ke bo vetes” në bashkëpunim me Brunon dhe i drejtohet një femre që e ka tradhtuar.
“T’i kisha dhënë më të mirat e jetës, ma ke bërë mua, ja ke bërë vetes”, është refreni i kënduar nga Bruno, ndërsa vijon: “Dhe kur me mu fleje, fshehje zemër fshehje”.
Bruno ka treguar se kënga ishte gati me videoklip, por u publikua në versionin audio, pasi kishte bërë xhiron e internetit dhe ishte dëgjuar nga shumë persona, ende pa dalë në YouTube.
Nuk e dimë nëse mesazhi është i drejtpërdrejtë për ndonjë emër të caktuar, por është me të vërtetë i fortë.