Ish-konkurrentja e Për’puthen, Jasmin Kadriu, ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku është rihapur sërish tema e ndarjes së saj nga Andi ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. “Pse e le të ikte një person që e doje shumë?”- i ka shkruar dikush, teksa ajo i është përgjigjur: “Kush dëshiron të largohet, nuk ka qenë kurrë i imi!”, duke lënë të kuptohet se lidhja mes tyre nuk ka qenë e fortë.
E pyetur nëse është në një lidhje, Jasmina ka dhënë sërish një përgjigje jo të qartë duke thënë se është nuk është më e disponueshme.
Nëse ish-i të ka tradhtuar dhe kërkon të kthehet prapë do e falje?
''Jo. Është fakt. Kam qenë atje. Fal shumë gjëra që në një marrëdhënie që nuk duhen të kalohen si të vogla. Shpesh me mungesë respekti etj, etj.
Por tradhtinë kurrë. E kam thënë edhe e përsëris, nuk e vë veten përballë askujt dhe nuk jam kurrë një zgjedhje për dikë. E di vlerën time. Nëse dikush më tradhton atëherë ai s’më meriton mua dhe pikë ky muhabet. Të shkoj te zgjedhja e tij. Ç’punë kam unë.
Pse ish-i smë pëlqen më mua?
Ai është një ish për një arsye
Duke menduar për këtë djalin… e di se nuk ja vlen, por të paktën mendimet…
Gjej diçka më të mirë për të kaluar kohën. Diçka që të bën të lumtur dhe të sigurt. Djemtë kanë nevojë të rriten. Në këtë jetë ke nevojë për një burrë që të bën të lumtur, jo një fëmijë që ta mësosh si të sillet pranë teje.'', u pergjigj Jasmina.