INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është Banksy, artisti që po i bën rrugët e Londrës

Kush është Banksy, artisti që po i bën rrugët e Londrës "të qajnë"

Publikuar më: 16:09 26-01-2016

Vepra e re e Banksy ka vënë gjithë Londrën në lëvizje.

Këtë herë artisti i njohur me pseudonimin Banksy, pasi emir i tij nuk është i identifikuar ka treguar qartë revoltimin e tij për një nga problemet më aktuale, krizën e refugjatëve Sirianë. Të dielën në mëngjes, jashtë ambasadës Franceze në Londër, u shfaq një vepër murale ku personazh ishte Kozeta, nga “Të Mjerët” e Viktor Hygo duke u përlotur nga gazi lotsjellës poshtë imazhit të saj.

Pranë kësaj vepre që shumë e quajnë vandalizëm, ishte vendosur dhe një kod QR  (Quick Response) për celularët, i cili i drejton shikuesit tek një video prej 7 minutash të një kampi refugjatësh në Francë, ku policia i sulmon me gaz lotsjellës. Ky kamp është një pikë takimi për emigrantët, i njohur ndryshe si “ Xhungla” , i cili ndodhet në periferi të qytetit Calais.

 

Shumë shpejt, pronarët e ndërtesës, e mbuluan këtë vepër arti në mënyrë që ta mbronin atë. Nuk është hera e parë që Banksy kritikon qeverinë në këtë mënyrë. Një tjetër vepër e tij përsa i takon rfugjatëve Sirianë është ajo e Steve Jobs e pikturuar në murin e një ndërtese të kampit pasi Jobs ishte djali i një refugjati Sirian.

Kjo është hera e parë që Banksy ka përdorur teknologjinë për ta bërë punën e tij më interaktive. Sigurisht që mund të themi kjo mënyrë “vandalizmi” është forma më e mirë për të mobilizuar njerëzit në mbarë botën. Fundja, kush janë vandalët e vërtetë?

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225