INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është basketbollisti i plagosur në Bruksel

Kush është basketbollisti i plagosur në Bruksel

Publikuar më: 10:09 23-03-2016

Sulmet e ndodhura dje në aeroportin e Brukselit lanë të vdekur dhe të plagosur. Një foto e cila po bën xhiron e botës është ajo e një personi të shtrirë, të plagosur rëndë.

Dy bomba shpërthyen në Aeroportin e Brukselit, ku në ato momente në të gjendej edhe basketbollisti brazilian, Sebastien Bellin, i cili ka mbetur i plagosur.

Në fotot e publikuara nga mediat pas ngjarjes, 37 vjeçari, i cili luan për Gent Hawks gjendej i shtrirë me xhinse të shqyera e me njolla gjaku. Mediat raportojnë se basketbollisti ka “fluturuar” rreth 20 metra në ajër nga shpërthimi i njërës prej bombave, ndërsa fatmirësisht ka mundur të mbijetojë edhe pse me plagë në trup.

Në karrierën e tij, Bellin ishte pjesë e ekipit të Oostende kur ata u shpallën kampion në vitin 2007, ndërsa ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Belgjikës.

Article Logic
Execution time: 0.0038661956787109