INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është biznesmeni nga Fieri që i sekuestruan 1 milion euro pasuri [FOTO]

Kush është biznesmeni nga Fieri që i sekuestruan 1 milion euro pasuri [FOTO]

Publikuar më: 15:58 02-10-2018

Rreth 1 milion euro pasuri e paluajtshme e përfituar nga veprimtaria kriminale, janë sekuestruar nga policia e Fierit.

Blutë e qytetit bëjnë me dije se pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të 50-vjeçarit, Vangjel Ziaj (Arben Gropa), banues në Fier.

Arben Gropa është gjithashtu i dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali".
Deri tani atij i janë sekuestruar pasuria me vlerën 1 milion euro, një kompleks shërbimesh në Fier, një apartament me sipërfaqe 70 metra katror dhe një automjet.

Ndërkohë po vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.

73f084fa03826ad869454d895307f8f9_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824