Dikur ishte Luana ajo që mbante rekordin e luleve që vinin në adresë të saj, por tashmë stafetën e ka marrë dikush tjetër.
Mbrëmjen e kaluar Enca ka marrë disa buqeta me lule surprizë ku njëra ndër to ishte edhe në shenjë kërkimi faljeje. Si duket, lulet janë të preferuarat e këngëtares, aq sa arrijnë t’ia zbusin zemrën e saj edhe në momente zemërimi. Por kush të jetë vallë dërguesi misterioz i këtyre luleve? I dashur apo ndonjë djalë që nuk ka guximin t’ia shprehë dashurinë përballë Encës?
Gjithsesi, me rëndësi që surpriza u pëlqye dhe falja u pranua.