Është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e vetëshpallur “Mbretëresha e Instagram-it”, provokuese në çdo foto, shumë mendjehapur, por kur vjen puna te lidhjet sentimentale, Enca është me të vërtetë e rezervuar.
Nuk njohim ende ndonjë të dashur që mund të ketë pasur Enca dhe kurioziteti është realisht i madh, por një video e fundit e saj e postuar në Snapchat bëri të lindin disa dyshime për një lidhje të mundshme.
Ajo ka postuar një video ku shihet një djalë i ulur në kolltuk i cili e ka suprizuar me një buqetë me trëndafila të kuq. "Përshëndetje zoti.Magjepsës", dëgjohet të thotë Enca në video ndërsa djali identiteti i të cilit nuk dihet qesh me të.
Nuk dihet ende nëse është ndonjë mik apo i afërm, deri sa ta marrim vesh, jemi në pritje të videove të tjera.