Pak ditë më parë, i ftuar në "Shiko kush luan", Capital T pranoi se është i dashuruar. Përpos kësaj, ai i bëri një dedikim publik vajzës që i ka marrë zemrën. "T'du mas shumti, je ma e mira n'botë", u shpreh reperi, duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë. Sot Capitali ka "thyer" zemrat e fanseve, teksa ka publikuar një foto ku shihet i shtrirë në prehërin e një vajze, së cilës i duken vetëm flokët. "Më pëlqen mënyra si jetoj", ka shkruar ai krahas fotos. Fansat kanë aluduar se vajza është po ajo së cilës reperi i bëri dedikimin në "Shiko kush luan".