Nuk ishte një mbrëmje si gjithë të tjerat, pasi këngëtari i talentuar shkoi drejt mbylljes së saj me një rrëfim shumë interesant.
Butrinti postoi një video, që i bëri të gjithë fansat kuriozë për shkak të mbishkrimit shumë provokues, “femna jem”. Por asgjë nuk ishte ashtu siç dukej pasi rezulton se nuk e kishte fjalën për gjë tjetër përveçse një tufe me hamburgera. Duket se ylli i shumë hiteve e pëlqen kaq shumë këtë lloj ushqimi sa jo vetëm nuk i mjafton një i tillë, por i referohet edhe me përkëdheli. Megjithëse kjo e fundit besojmë se ishte më shumë për të ngacmuar pak fansat, dhe për të thyer për pak çaste shpresat e bukurosheve aty jashtë që ndjekin Butrintin.